Veliu: Nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në këtë kohë, me arsyetimin se nuk sjellin asgjë të re.

Ai ka thënë se duhet të vazhdohet puna e kësaj Qeverie për ta realizuar programin.

“Nuk kemi nevojë me shku në zgjedhje sepse ato nuk sjellin asgjë të re. Kurrfarë ndryshimi pozitiv me zgjedhje në këtë situatë nuk ka. Qeveria duhet ta vazhdojë punën, duhet të vazhdojë ta realizojë programin qeverisës. Nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje”, ka thënë Veliu për Lajmi.net.

Veliu nuk ka pranuar ta komentojë deklaratën e të parit të PDK-së, që ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje.

“Deklaratat e Kadri Veselit nuk kam dëshirë t’i komentoj. Por institucionet duhet të vazhdojnë të kryejnë punët e veta”, ka thënë Veliu.

LDK-ja vazhdimisht është duke refuzuar të flitet për temën e zgjedhjeve, ndërsa një pjesë e madhe e LDK-së është duke i kërkuar zgjedhjet si tejkalimin e problemeve.

Ndërsa edhe opozita po kërkon zgjedhje, përmes një mocioni votëbesimi që pritet këtë të mërkure të thirret një seancë, por që gjasat që të votohet janë të vogla.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...