Veliu: Kandidati për kryeministër do të jetë nga radhët e LDK-së

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se ende nuk ka vendim sa i përket kandidatit të kësaj partie për kryeministër, por ka thënë se kandidat do të jetë një njeri i LDK-së, duke hedhur poshtë pretendimet se kjo parti do të del me ndonjë kandidat nga shoqëria civile.

I pyetur se a ka gjasa që LDK ta nominojë për kryeministër ndonjë ardhje të re nga shoqëria civile, Veliu ka thënë se kandidati do të jetë nga LDK-ja

“Nuk mund të them se çfarë gjasash ka. Por mund të them se kandidati për kryeministër do të jetë nga Lidhja Demokratike”, ka thënë Veliu për lajmi.net.

Kurse sa i përket koalicioneve, ai ka thënë se ende janë në biseda me disa subjekte tjera politike.

“Për koalicione parazgjedhore jemi në biseda, por ka kohë edhe pak”, ka shtuar Veliu.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...