Vedat Muriqi vjen me një postim motivues

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi i është gëzuar tej mase fitores së mbrëmshme të Mallorcas.

Ekipi ishullor i dha fund serisë së gjatë pa fitore duke i rrëmbyer tri pikë në duel me Celta Vigon në udhëtim.

Edhe pse nuk shënoi gol, “Pirati” e dha kontributin e tij në këtë fitore, e cila ia siguroi edhe matematikisht mbetjen në La Liga këtij ekipi, shkruan “Gazeta Express”.

“Shkojmë përpara ekip”, ka shkruar 28 vjeçari në llogarinë e tij në Instagram, më saktësisht në Instastory.

Muriqi i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë dy asistime deri tash këtë sezon, ndërsa këto paraqitje u kanë rënë në sy klubeve të njohura, derisa thuhet se ai ka oferta nga La Liga dhe nga Premierliga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...