Vedat Muriqi më në fund e merr një sinjal pozitiv

PUBLIKUAR

E ardhmja e Vedat Muriqit megjithatë mund të jetë në Belgjikë.

Sulmuesi kosovar nuk arriti t’i kalonte vizitat mjekësore në Club Brugge, i cili e riktheu mbrapshtë atë në Itali.

Më pas, 28 vjeçari e bëri edhe një vizitë mjekësore në Lazio, ku e kaloi atë me sukses, shkruan “Gazeta Express”.

“Biancocelesti” kishin arritur marrëveshje paraprakisht me Club Brugge për 10,5 milionë euro për shitjen e prizrenasit, por më pas belgët e kërkuan lojtarin në formë huazimi ose për një çmim më të lirë.

Kjo ishte e papranueshme për klubin italian, i cili e paralajmëroi ankesën në FIFA.

E tash, mediat italiane shkruajnë se Club Brugge është rikthyer në garë për ish-futbollistin e Fenerbahçes.

Sipas mediumit “La Repubblica”, Muriqi megjithatë mund të përfundojë në Belgjikë gjatë kësaj jave ose javën tjetër, normalisht nëse i kalon vizitat mjekësore në tentimin e dytë, përcjell “Gazeta Express”.

Krahas Club Brugge, interesim për të kanë shfaqur edhe Mallorca në Spanjë, Hull City në Angli dhe Galatasaray në Turqi.

Aktualisht, futbollisti kosovar po ushtron i vetëm, në pritje të risive për të ardhmen e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...