Në mbrëmjen e MTV EMA kanë ndodhur disa gjëra që mund të ju kenë ikur.
Little Mix kanë bërë një performancë të zjarrtë, kur kanë kënduar përherë të parë këngën e tyre më të re në bashkëpunim me reperen Nicki Minaj.
Ajo që ka rënë në sy është një pjesë e koreografisë, kur vajzat është dashur të vendosën kokën e tyre mbi njëra tjetrën, përcjell Gazeta Express.
E njëra nga anëtaret e frupit, Perrie Edwards në këtë moment ka vendosur kokën e saj mbi të pasmet e bollshme, shumë të njohura të reperes.
Në një intervistë pas performancs, Perrie nuk e ka lënë pa e diskutuar këtë pjesë, duke thënë se ky duhet të jetë momenti më i mirë i mbrëmjes për të, pasi ende nuk po mund ta marrë veten pas asaj që ndodhi./Gazeta Express/



