Vdiq këmbësorja 56-vjeçare që u godit nga automjeti në rrugën “C” në Prishtinë

PUBLIKUAR

Ka vdekur këmbësorja 56-vjeçe me inicialet D.G., e cila sonte rreth orës 19:00 u godit nga një automjet në rrugën “C” në Prishtinë.

Këmbësorja nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra nga ky aksident.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast  hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, tha Ahmeti për Express.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...