Vdiq gazetari Ganimet Klaiqi

PUBLIKUAR

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur gazetari Ganimet Klaiqi, kanë njoftuar familjarët e tij.

Klaiqi ka punuar për shumë vjet në Gazetën Koha ditore, ndërsa viteve të fundit ligjërues në një nga universitetet private në kryeqytet. Klaiqi për më shumë se një vit ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë. Edhe pse ne gjendje të rënduar, dje ai ka lënë mesazhin e fundit në rrjetet sociale ku ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë.

Ky është postimi i fundit i gazetarit

“Të nderuar miq,profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur,vëllezër e motra,që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim. Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje,për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse  sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra lirija e shprehjes ishte dhe mbeti boshtë i demokracise. Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam!”

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...