Vdes veterani i UÇK-së, Halil Kolshi (Kuburja)

PUBLIKUAR

Ka vdekur Halil Kolshi KUBURJA.
KUBURJA ishte i përndjekur nga regjimi serbosllav ku si pasojë ka vuajtur denim me burg.
Pas lirimit nga burgu, ai ka vazhduar veprimtarinë ilegale në kontributin për çlirimin e vendit.
Në vitin 1998 iu ka bashkuar rradhëve të UÇK-së me vëllaun e tij Fadil Kolshi – Khomeinin, në betejën e Grykës së Llapushnikut.
Si luftetar e snajperist i shquar i zonës së Pashtrikut, i Brigadës 121 Ismet Jashari “Kumanova”, ai mori pjesë në betejën e Carralevës, në Çuka të Fushticës, në Arllat, Lladrovc, Rahovec, Terpezë dhe në fund ne vendlindjen e tij në Baicë.
Halili ndërroi jetë më 18.09.2022 pas një sulmi kardiak. Ai la pas vetes gruan dhe djemtë Barutin, Topin dhe Kapsollin.
Varimi bëhet sot ditë e Hëne, më 19.09.2022 në ora 17:00 në fshatin Baicë, komuna e Lipjanit!

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...