Policia e Kosovës ka njoftuar se një person që ishte përfshirë në aksident ditë më parë në Çagllavicë, ka ndërruar jetë.
Policia ka njoftuar edhe se, trupi i viktimës është dërguar në IML.
‘‘AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Çagllavicë, Prishtinë / 11.10.2025 – 12:00. Më 18.10.2025 lidhur me rastin është raportuar se viktima m/k, i cili ka qenë i lënduar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion’’, ka njoftuar Policia.