Bastisje në 9 lokacione në Zveçan e Zubin Potok – dyshime për vrasje dhe krime të rënda

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar një operacion të gjerë policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda janë duke zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për kryerjen e bastisjeve në nëntë (9) lokacione të ndryshme.

Operacioni është ndërmarrë nën dyshimin për përfshirje në disa vepra të rënda penale, përfshirë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me ta, Vrasje të rëndë dhe Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Në këtë operacion po marrin pjesë edhe njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa autoritetet po zbatojnë të gjitha procedurat në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se informacione më të detajuara do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...

“SHBA s’na shpëtoi me fraza boshe”, Osmani: Kur Amerika kërkon veprim nga Kosova, duhet të përgjigjemi njësoj siç na u përgjigj ajo

Ish-presidentja Vjosa Osmani në urimin e saj për Ditën e Pavarësisë së SHBA’së përcolli...