Vdes një zyrtar i burgut të Dubravës

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zyrtari korrektues në burgun e Dubravës, Brahim Mehaj, raporton Express.

SHKK’ja e ka shpërndarë telegramin e ngushëllimit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, drejtuar familjes Mehaj.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, z. Brahim Mehaj. Z. Mehaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.  Përkushtimi në punë, në secilën detyrë që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që z. Mehaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegram.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...