Vdes një polic në vendin e tij të punës në Jarinje

PUBLIKUAR

Një polic ka vdekur në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Jarinje.

Vdekjen e tij për Klankosova.tv e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Është gjetur i vdekur pas orës 07:00 të mëngjesit. Ka shumë gjasa që vdekja të jetë natyrale. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër”, tha Elshani.

Polici, tanimë i ndjerë, ishte duke e kryer ndërrimin e natës, kur u gjet i vdekur nga kolegët e tij/ Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Shpëtohet jeta e një 5-vjeçari në Klinikën e ORL-së, i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një farë e lulediellit

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Otorinolaringologjisë...

Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin se, duke filluar nga data 20 maj...

Policia arreston dy persona të dyshuar për kontrabandim emigrantësh

Mbrëmjen e djeshme njësitet policore kanë urdhëruar një veturë për ndalim, por ajo ka...