Vdes një person i moshës 78 vjeç në Lipjan

PUBLIKUAR

Sipas raportit të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 8 raste të vdekjes, në mesin e tyre edhe një person i moshës 78 vjeç në Lipjan.

Postimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (68, 63 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (76 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 47.952 raste nga 168.211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.233 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 483 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.280.
Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 183 raste, Mitrovicë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 20 raste, Gjilan 18 raste, Pejë 17 raste, Drenas 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 11 raste, Malishevë 9 raste, Gjakovë 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Istog 7 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Ranillug.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...