Vdes një fëmijë 5 vjeç në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

PUBLIKUAR

Në fshatin Bresje të Fushë Kosovës më 21 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit ka vdekur një fëmijë i moshës pesë vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Fëmija ka vdekur në shtëpi derisa po cilësohet si vdekje e dyshimtë meqë ende s’dihet shkaku i vdekjes.

Trupi me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin Mjeko Ligjor për obduksion.

“Rr.Bedri Pejani, Bresje 21.10.2022 – 05:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./Express

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...