Vdes një banor në Entin Special në Shtime, trupi dërgohet në IML

PUBLIKUAR

Një burrë që ishte banor rezident i Entit Special në Shtime ka vdekur gjatë ditës së premte të 9 dhjetorit, një gjë të tillë e ka bërë të ditur raporti 24-orësh ni Policisë së Kosovës.

Policia vdekjen e tij e ka cilësuar si të dyshimtë prandaj edhe ka nisur hetimet teksa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Enti Special Shtime 09.12.2022 – 08:20. Nga Enti Special është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...