Vdes një 73 vjeçar nga Covid-19 në 24 orët fundit në Lipjan

PUBLIKUAR

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 637 raste të reja me koronavirus, përderisa 13 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jetë.

Po ashtu IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 104 persona.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

1712 TESTIME, 104 TË SHËRUAR DHE 637 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.712 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 637 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...