Një person ka vdekur në një vetaksident në fshatin Paravollë të Novobërdës.
Sipas njoftimit nga Policia, nga hetimet e para mësohet se viktima ishte duke vozitur një kamion për transport të druve i cili ka dalë nga rruga për shkaqe të panjohura deri tani.
“Drejtuesi i mjetit (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasojë e lëndimeve në vetaksident ka vdekur. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan.


