Vdes legjenda e Formula 1, Niki Lauda

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Tri-herë kampioni botëror i Formula 1, Niki Lauda, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.

Austriaku legjendar, njëri ndër personalitetet më të famshme në garat e veturave, e mori titullin e kampionit botëror me Ferrarin në vitet 1975 dhe 1977, si dhe McLarenin në vitin 1984, transmeton Gazeta Express.

Për shumë njerëz, ai do të kujtohet për rikuperimin e tij të jashtëzakonshëm dhe kthimin në gara pasi ishte djegur rëndë në një përplasje gjatë Grand Prixit në Gjermani, në vitin 1976.

Lauda, i cili e kishte bërë transplantimin e mushkërive në gusht, ndërroi jetë të hënën, në mënyrë paqësore, ka thënë familja e tij.

Pas karrierës së tij, ai u bëri njëri ndër vozitësit më të famshëm dhe, së fundi, u bë drejtor ekzekutiv për ekipin e Mercedesit në Formula 1. Ai kishte qeni personi kryesor që e kishte sjellë vozitësin britanik, Lewis Hamiltonin, i cili është shpallur pesë herë kampion botëror.

“Arritjet e tij unike si atlet dhe si sipërmarrës, janë dhe do të mbeten të paharrueshme. Ndershmëria dhe kuraja e tij do të mbeten shembull për të gjithë të tjerët”, shkruhet në deklaratën e familjes së tij.

Më 1 gusht të vitit 1976, një vit pasi e kishte fituar titullin e tij të parë, ai pësoi djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë, si dhe kishte thithur gazra toksikë që ia dëmtuan mushkëritë, pasi vetura e tij kishte shpërthyer në flakë në Nurburgring.

Mjekët nuk i kishin dhënë shumë shpresa familjes në spital, mirëpo ai e kishte bërë një rikuperim të mrekullueshëm dhe u kthye në garë, ende i lidhur me fasha, vetëm 40 ditë më vonë.

Ai ka bërë transplantim veshkësh dy herë. Herën e dytë, në vitin 2005, veshka ishte dhuruar nga atëherë e dashura e tij, Birgit Wetzinger, një ish-stjuardesë me të cilën u martua në vitin 2008.

Përveç dy binjakëve të këtyre të dyve, një vajzë dhe një djalë të lindur në vitin 2009, Luada i ka edhe tre djem të tjerë nga lidhje të tjera.

Në janar, Lauda i kaloi dhjetë ditë në spital pasi ishte i sëmurë me “influenza”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...