Vdes i riu nga Lipjani i cili u aksidentua para disa dite

PUBLIKUAR

Një i ri nga Lipjani ka ndërruar jetë sot, pasi nuk ka arritur të mbijetojë plagëve që kishe marrë në një aksident trafiku të ndodhur para disa dite në fshatin Hallaq të Madh të Lipjanit, raporton Zëri.info

Vdekjen e të riut Shqiprim Zeqirit, e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

LipjaniNews u sjell raportin e Policisë Kosovës në lidhje me këtë aksidnet:

Policia Kosovës ka njoftuar se në fshatin Hallaq të Lipjan është raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka shkaktuar aksident.

Përveç dëmeve materiale, lëndime të rënda trupore kanë pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer mashkull K-Shqiptar të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të nevojshëm mjekësor.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...