Vdes i burgosuri G.H në Klinikën e Neurologjisë

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar të shtunën se ka ndërruar jetë një i burgosur me inicialet G.H.

Sipas njoftimit nga Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, viktima ka vdekur rreth orës ‪19:00 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së.

“I njëjti ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar”, thuhet në komunikatën për media.

Nga data 19.07.2023 ai bëhet e ditur se ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit i njëjti ka ndërruar jetë.

“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, vijon njoftimi.

SHIKO MË SHUMË

Sot temperaturat deri në 38 gradë, IKSHPK njofton për “simptomat e nxehtësisë”

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...