Pas plagëve të marra nga hedhja prej katit të tretë, ka vdekur pacientja e repartit të pulmologjisë në Spitalin e Gjakovës. E ndjera me inicialet Z.M, ishte me nënshtetësi kroate.
Sipas Krist Gjokës, zëdhënësit të Policisë së rajonit të Gjakovës, pacientja vuante nga një sëmundje e mushkrive dhe kishte kohë që ishte e shtrirë në spital, raporton lajmi.net
Në këto rrethana sipas Policisë, ajo vuante nga depresioni i cili ishte edhe shkaktari i mundshëm që e solli të ndjerën të ndërmerrte një veprim të tillë.


