Vdes gazetari kosovar, pas goditjes nga vetura (Foto)

PUBLIKUAR

Ka ndërruar jetë këmbësori i cili dy ditë më parë u godit nga një veturë në magjistralen Istog-Pejë, në fshatin Caralluk të komunës së Istogut.

Bëhet fjalë për ekonomistin e njohur, Muhamet Sutaj, i cili njëherësh ka punuar edhe si gazetar në Radio Peja dhe Radio Fontana, shkruan Indeksonline.

Ai është goditur me datën 23 mars nga një veturë e tipit Golf 5, i cili pas aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas aksidenti i ndjeri është dërguar në QKUK të Prishtinës, mirëpo për shkak të plagëve të rënda ai ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...