Vdes burri nga Ranillugu, u rrëzua nga traktori

PUBLIKUAR

Një person ka vdekur pasi është rrëzuar nga rimorkio e traktorit, mesditën e së hënës, raporton Express

Rasti ka ndodhur në fsharin Korminjan i Poshtëm të Ranillugut, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq një person i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Korminjan i Poshtëm, Ranilug 04.10.2021 – 13:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar nga rimorkio e traktorit dhe si pasojë ka humbur jetën. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...