Vdes aktorja Eileen Pollock

PUBLIKUAR

Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare, aktorja Eileen Pollock, e njohur për rolin e Lilo Lill në “Bread”.

Familja e saj ka thënë se ajo vdiq në qetësi në shtëpinë e saj në Londër ditën e diel.

Në një njoftim për media thuhet se Pollock do të mbahet mend si aktore, shkrimtare dhe tregimtare, si dhe e kanë përshkruar si një motër dhe teze të dashur.

“Bukuria, buzëqeshja dhe sytë e ty të dashur u dhanë kënaqësi të gjithëve”, shkruan mes tjerash në komunikatë.

Eileen ishte një aktore nga Irlanda e Veriut, e njohur më së shumti për rolin e Lilo Lill në komedinë televizive “Bread” që është transmetuar gjatë viteve 1986-1991. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, Valdrina, ka reaguar përmes...

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...