“Vdekje e dyshimtë”, pranë trupit të pajetë të polices u gjet edhe një armë zjarri

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës dhe Prokuroria përmes një konference për media janë deklaruar për vdekjen e zyrtares policore, Ajtene Islami, pranë varrezave të qytetit në Gjilan.

Remzi Azemi, shef i hetimeve rajonale, thotë se në afërsi të trupit të pajetë është gjetur edhe një armë zjarri, raporton Indeksonline.

Tutje ai bën të ditur se është hapur rasti “Vdekje e dyshimtë” dhe se trupi është dërguar për obduksion.

“Të gjitha veprimet hetimore nga ana e prokurorit, forenzikës, po vazhdojnë në vendin e ngjarjes. Trupi është dërgu për në obduksion. Ngjarje shumë e rëndë, na ka tronditur të gjithëve”.

Tutje, ai tregon se viktima ishte në marrëdhënie të rregullta pune pranë drejtorisë së Policisë në Gjilan.

“Kemi njoftuar familjarët e saj. Një ekip i Policisë do të jenë pranë familjes për ti ndihmuar çka kanë nevojë”./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...