Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Kamenicë.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:55.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.


