vBenzema e godet veten në fytyrë me top, i bën të gjithë të qeshin

PUBLIKUAR

Gjatë një seancë stërvitore të Real Madridit të premten, Karim Benzema i bëri të gjithë bashkëlojtarët e tij të qeshin pasi që e goditi veten në fytyrë me top gjatë një ushtrimi.

Pas pushimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, lojtarët e Real Madridit u bashkuan sërish sot në një seancë stërvitore, në përgatitje për ndeshjet e fundjavës, nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane, transmeton Gazeta Express.

Një moment i kësaj stërvitjeje është bërë viral nëpër rrjete sociale pasi që sulmuesi francez, Karim Benzema, e goditi veten në fytyrë me top.

Benzema ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë orëve të fundit edhe për shkak të kontratës së tij me madrilenët.

Drejtuesit e “Los Blancos” dëshirojnë t’i ofrojnë Karim Benzemës kontratë të re, të vlefshme deir në vitin 2023, dhe t’ia rritin pagën për t’ia përshtatur me rolin më të madh që ai e ka marrë tani në skuadër, raportoi Marca.

Benzema aktualisht paguhet më pak në Real Madrid sesa Gareth Bale e Sergio Ramos, edhe pse francezi ka qenë njëri ndër performuesit më të mirë të skuadrës madrilene ndër vite.

Të dy palët – përfaqësuesit e Benzemës dhe të Real Madridit – tashmë i kanë filluar negociatat, mirëpo ende s’është arritur asnjë marrëveshje.

Ndërkohë, Benzema nuk dëshiron të ngutet të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin, pasi që ai dëshiron të sigurohet se ai do ta ketë statusin e njëjtë në skuadër edhe në sezonet vijuese, pasi që së shpejti do ta festojë ditëlindjen e 32-të.

Ëndrra e tij është të vazhdojë të jetë pjesë e “Los Blancos”, mirëpo ai dëshiron që të jetë në gjendje t’i arrijë pritshmëritë e skuadrës, si për cilësinë e lojës, ashtu edhe në aspektin e formës fizike.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka qenë gjithmonë një adhurues i talentit të Benzemës, duke e mbështetur francezin edhe në momentet më të vështira të karrierës së tij.

Futbollisti kishte arritur në Spanjë në moshën 21-vjeçare dhe tani, një dekadë më vonë, ai duket ende në formë.

Shumë klube të Premierligës, si dhe Paris Saint-Germaini, mund të shprehin interesim për Benzemën nëse ai nuk nënshkruan kontratë të re me Real Madridin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...