Vazquez flet për Inter – Modric, thotë se futbollit nuk i dihet kurrë

PUBLIKUAR

Luka Modric vazhdon të jetë një nga lojtarët më të përfolur në botën e futbollit për momentin.

Kjo pasi emri i kroatit lidhet me një largim të mundshëm nga Real Madridi.

32-vjeçari është objektiv i Interit, ndërsa për të ardhmen e Modric është pyetur edhe bashkëlojtari i tij te Los Blancos, Lucas Vazquez.

“Jemi të qetë, llogarisim tek ai. Nuk kam dyshim në faktin se ai do të vazhdojë të luajë këtu, por futbollit nuk i dihet kurrë”.

“Luka është lojtar i Real Madridit dhe mendoj që do vazhdojë të jetë”.

Plani i Mendesit që pritet të kënaqë Interin, Lazion dhe Real Madridin

“Kjo është ajo që unë ndjej pasi nuk jam në kokën e tij, por jam i sigurt që ai dëshiron të qëndrojë”, ka thënë Vazquez pas miqësores ndaj Juventusit.

Vlen të theksohet se Modric ende nuk i është bashkuar skuadrës së Los Blancos pasi është duke shijuar pushimet në Itali. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...