Vazhdon të rritet numri i pacientëve të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

PUBLIKUAR

Me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19 në Kosovë ka filluar të rritet edhe numri i pacientëve të hospitalizuar në klinikat COVID në QKUK dhe spitale rajonale, raporton Gazeta Express.

Shërrbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovë ka bërë të ditur se sot në trajtim janë 19 pacientë me COVID-19 pozitiv dhe 23 që e kanë kaluar këtë virus.

Silas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...