Vazhdon përkushtimi në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Lipjan

PUBLIKUAR

Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Lipjan, ka ndërmarrë disa veprime me qëllim të menaxhimit sa më të mirë dhe në mënyrë efikase. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni, ka thënë se
pritjet e gjata para ordinancave të mjekësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan së shpejti do të evitohen sepse DSHPS ka vendosur që përmes numrave të mbahet radha e hyrjes për kontroll, andaj të gjithë qytetarët, pacientët të cilët vizitojnë mjekun familjar laboratorin, pediatrinë ose gjinekologun në QKMF, të pajisen fillimisht me numër në mënyrë që të evitohen pritjet, ka bërë të ditur Drejtoresha Hajnuni. Me këtë numër pacienti paijiset te infermjera ku dhe duhet ta dorëzoj pas kontrollës tek mjeku.
Ndryshe, komuna e Lipjanit një ndër prioritet e ka edhe përmirësimin e shërbimeve shëndetesore, prandaj në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe stafin shëndetësor synohet të arrihen synimet tona për një shëndetësi me cilësi sa më të larta në Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...