Vazhdon konflikti mes Ter Stegenit dhe Neuerit për pozitën e portierit në Gjermani

PUBLIKUAR

Marc-Andre ter Stegen i ka vlerësuar të pavenda kritikat e Manuel Neuer drejt portierit të Barcelonës, i cili kishte folur për dëshirën e tij për të luajtur më shumë për ekipin kombëtar të Gjermanisë.

Portieri i Barcelonës, Ter Stegen, e përshkoi si “një goditje të madhe” mungesën e minutave të luajtur për ekipin kombëtar të Gjermanisë në ndeshjet kundër Holandës dhe Irlandës Veriore, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari ka shërbyer si opsion i dytë prapa Neuerit për pjesën më të madhe të karrierës ndërkombëtare të tij, përkundër thirrjeve të shtuara të tij për ta marrë pozitën e portierit të parë para yllit të Bayern Munichut.

33-vjeçari Neuer e akuzoi Ter Stegenin se nuk po e ndihmon situatën duke e shprehur pakënaqësinë e tij dhe sugjeroi se Ter Stegeni ishte treguar i pasjellshëm me Bernd Lenon dhe Kevin Trapp, të cilët gjithashtu po tentojnë të zënë vend në ekipin e Gjermanisë.

Ter Stegen, i cili është kthyer në vendlindje për ndeshjen e së martës kundër Dortmundit, në kuadër të Ligës së Kampionëve, mendon se komentet e Neymarit nuk janë të drejta, mirëpo dëshiron që konflikti të marrë fund.

“Dua të them diçka për këtë gjë. Nuk mund të thuash se ne kemi konkurrencë për pozitën e portierit dhe pastaj të presësh që lojtarët të jenë të kënaqur kur nuk luajmë. Futbolli ka të bëjë me kënaqësi, por edhe me zhgënjime”, ka thënë Ter Stegen.

“Manuel Neuer nuk ka nevojë t’i komentojë dhe t’i vlerësojë ndjenjat e mia personale. Është mendimi im. Nëse mendoni për vitet e fundit, ti e kupton se unë gjithmonë jam sjellë mirë dhe ajo që Neueri dhe njerëzit e tjerë thonë nuk është e drejtë”.

“Deklarata e tij ishte e pavend, por unë nuk dua të them më shumë. Unë dua t’i jap fund këtij debati kontrovers”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...