Vazhdon çmenduria e kinezëve, ofrojnë 20 milionë euro për Remy

PUBLIKUAR

Chelsea ka marrë një ofertë të re, në vlerë prej 20 milionë eurosh nga një klub kinez për Loic Remy.

Le 10 Sport raporton se Hebei China Fortune, klubi që tashmë ka transferuar emra, si Gervinho, Stephane Mbia e Gael Kakuta, e dëshiron edhe sulmuesin francez.

Për Remy ofertë tashmë ka bërë edhe Shanghai Shenhua (15 milionë euro), mirëpo lojtari kërkon nëntë milionë euro për sezon.

Chelsea ka arritur marrëveshje bazë me Shanghai Shenhua, mirëpo e ka të hapur opsionin nëse ndonjë klub tjetër ofron më shumë.

Do të varet nga 29-vjeçari nëse do të vendosë të ndjekë paratë për të shkuar në Kinë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...