Vazhdon beteja e Bekim Haxhiut me KQZ-në, ka gati dy ankesa të reja

PUBLIKUAR

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, do të deponojë sot në Gjykatë Supreme dy ankesa, lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Në një deklarim për IndeksOnline, Haxhiu ka konfirmuar se ankesat po i bën konform afatit të caktuar ligjor, teksa ankesat kanë të bëjnë me dy çështje të rëndësishme që përkojnë me rezultatin përfundimtar dhe ndarjen e mandateve.

“KQZ-ja ka futur në rezultatin zgjedhor 23 mijë e 232 pako me fletëvotime të cilat janë administruar jashtë afatit ligjor, me një vendim që KQZ-ja ka nxjerrë kundërligjshëm dhe në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet neni 96, pika 2. Si të tilla, nuk mund të baraz-vlerësohen edhe votat e vlefshme, edhe votat e pavlefshme, të ardhura pas afatit ligjor. Procesi zgjedhor duhet të jetë i drejtë, i matshëm në kohë, dhe jo kështu i cenueshëm, ku votat që kanë mbërritur pas afatit ligjor prej 7 deri në 1 ditë, të procedohen dhe futën në rezultatin zgjedhor. Kjo ka cenuar edhe barazinë e votuesve, edhe barazinë e votave të vlefshme” deklaroi Haxhiu.

Arsyeja e dytë e ankesës është gabimi në përllogaritjen e mandateve të deputetëve.

“Sipas votave të fituara, unë jam i renditur në numrin 20 me votat e fituara, në një subjekt që ka fituar 22 mandate. Përllogaritja e kuotës gjinorë është duke u bërë gabim nga KQZ-ja, sepse nuk ka pasur në konsideratë as ligjvënësi, as KQZ-ja, që prej miratimit të ligjit të ri për zgjedhje duhet të balancohet me ligjin për barazi gjinore, që është ligj special që garanton përfaqësimin 50:50. Kjo do të duhej të praktikohej qysh në fazën e kandidimit, që të jetë e barabartë” shtoi Haxhiu.

Ai thotë se është cenim i barazisë së votës kur dikush me më shumë se 21 mijë vota nuk mund të bëhet deputet, e dikush me 9 mijë vota mund të bëhet deputete.

“Unë besoj që Gjykata Supreme do të merret me ritëm të çështjes, pasi PZAP-ja është marrë me ankesa vetëm në mënyrë formale, nën arsyetimet e KQZ-së në aspektin administrativ. Është e vërtetë që, në dy ankesat të cilat i kam parashtruar, ankesa e cila ka qenë për përllogaritjet e gabuara, vet PZAP-ja deklaroi që KQZ-ja nuk ka mandat për të ndryshuar normat ligjore. Ndërsa, ankesën e parë e arsyeton me ndryshimin e normave ligjore nga KQZ-ja. Duhet kuptuar që KQZ-ja është organ administrativ ligj zbatues dhe jo ligjvënës. KQZ-ja nuk ka të drejtë të ndryshojë ligjin” përfundoi Haxhiu./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...

Hamza para takimit me Haxhiun: Për ne është e pranueshme cilado datë për zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk kanë ndonjë datrë...