Gjatë ditës së sotme i pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka qëndruar në Shalë, aty ku po zhvillohen punimet e asfaltimit të rrugicave në këtë fshat.
Ai duke parë këto punime nga afër ka uruar të gjithë banorët e fshatit Shalë për asfaltimin e këtyre rrugaciave duke theksuar se do të angazhohet në vazhdimësi në realizimin e shumë projekteve që janë me rëndësi jetike për banorët e Shalës dhe për qytetarët lipjanas në përgjithësi.
Ky projekt është investim i komunës së Lipjanit dhe ka kushtuar 49,839.25 euro.







