Vazhdon aksioni edhe në Vushtrri: Policia sekuestron 6 aparate për prodhimin e kriptovalutave

PUBLIKUAR

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në orët e mbrëmjes së datës 8 janar 2021, kanë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela  për prodhimin e kriptovalutave.

Sekuestrimi i aparateve dhe pajisjeve të dyshuara është bërë në fshatin Druar të Vushtrrisë, në kohën kurë njësia policore  ka ndaluar  një veturë me targa vendore, gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela dhe  mjete të ndryshme  të dyshuara që  shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

Lidhur me  veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka  sugjeruar që për  veprime të mëtejme hetimore  lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar drejtuesi i veturës i cili pas intervistimit  është liruar në procedurë rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...