Vazhdon aksioni “Brezovica”, prokuroria thotë se po bëhen inspektime

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është duke vazhduar inspektimi në zonën e Brezovicës, që është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme në rastin e njohur si “Brezovica”.

Sipas Prokurorisë, inspektimi po bëhet në koordinim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Prakut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se aksioni i njohur si “Brezovica” filloi më 21 dhjetor 2021 dhe deri më tani janë arrestuar mbi 30 persona.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...