Vazhdojnë telashet pë Los Angeles Lakers, pas James lëndohet edhe Rondo

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Pas LeBron James dhe Rajon Rondo një tjetër basketbollist i skuadrës së Lakers ka përfunduar në infermieri.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Lonzo Ball, një nga talentet e skuadrës kaliforniane, që ka pësuar një dëmtim të gradës së tretë të kaviljes së majtë.Lojtari u dëmtua në mesin e periodës së tretë, në ndeshjen që Lakers luajtën ndaj Houston.

Lonzo Ball iu nënshtrua pas ndeshjes një MRI (rezonancë magnetike), që evidentoi dëmtimin e rëndë, që do ta lërë nga 4 në 6 javë pushim basketbollistin e Lakers, që po i humbet një e nga një yjet e tij. Për fat të mirë, lojtari ka evituar operacionin.

Gjithsesi, një lajm i mirë është se Rondo i është rikthyer sot stërvitjes, por vështirë se do të jetë në fushë këtë javë, pasi i duhen disa ditë kohë për të qenë 100% gati.

Ndërsa për LeBron James ende nuk ka lajme se kur do të rikthehet në fushë, ndërkohë që Lakers sfidën e radhës e kanë ndaj kampionëve të Golden State. /SS/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...