Vatikani i shqetësuar me urdhrin e Trump-it për emigrantët

PUBLIKUAR

Vatikani ka thënë sot se është i shqetësuar me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për emigrantët.

Të premten, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA, për të paktën 90 ditë, qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, transmeton Express.

“Natyrisht që jemi të shqetësuar sepse ne jemi të dërguarit e një kulture tjetër, për të qenë të hapur [ndaj të tjerëve],” ka thënë zëvendës-sekretari i Vatikanit, kryepeshkopi Angelo Becciu.

Vendet e prekura nga urdhri i Trump-it janë Libia, Irani, Iraku, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...