Varroset në Krojmir të Lipjanit, 3 vjeçari që humbi jetën tragjikisht në lumin “Klina”

PUBLIKUAR

Një fëmijë 3 vjeçar, Enton (Ekrem) Morina i gjinisë mashkull kishte humbur jetën si pasojë e rënies në lumin “Klina” të Skenderajt. Varrimi është bërë në fshatin Krojmir të Lipjanit ku edhe kishte lindur, por që disa vite jetonte në Skenderaj, transmeton LipjaniNews.

Ngjarja ishte raportuar nga familjarët e viktimës, ku fillimisht thuhej se fëmija ishte zhdukur rreth orës 17:55 të datës 7 mars 2016, me dyshime e rënies në lumin “Klina”.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës për këtë rast thuhet se drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitet relevante policore, njësitet e zjarrfikësve, si dhe departamenti i emergjencave në komunën e Skenderajt.

“Po ashtu në kërkim të trupit të viktimës janë angazhuar ekipe të FSK-së, zhytës të klubit “Trepça”, ndërsa pas katër orë kërkimi rreth orës 23:15 njësitë të zhytësve kanë arritur të gjejnë trupin e viktimës, ku rrjedha e lumit e kishte dërguar në zonën e fshatit Llaushë. Viktima ishte pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...