Varianti i ri i Covid-19 në Kosovë, flet kryeministri Kurti

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen. Tha se ka mjaftueshëm vaksina për të gjithë. Sot në vend u konfirmua se në vendin tonë është prezent edhe varianti Delta

“Është bërë një javë pa asnjë të vdekur në Kosovë dhe ky është një fakt që na gëzon të gjithëve”, tha Kurti duke folur për Covid-19.

“Është e domosdoshme që të kemi kujdes, ta mbrojmë vetën dhe njëri-tjetrin”, tha Kurti.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës që të vaksinohen”, shtoi ai.

Varianti Delta Plus i COVID-19 i cili ka filluar të përhapet në shumë shtete tjera, është identifikuar edhe në Kosovë. Ky variant është vlerësuar si më i transmetueshëm se ai Delta, e po ashtu bart të njëjtin rrezik për shtrimin në spitale.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...