Varhelyi takohet me Bislimin, diskutojnë për raportin e fundit të KE-së për Kosovën

PUBLIKUAR

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi sot ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel.

Varhelyi përmes një postimi në Twitter tha se me Bislimin ka diskutuar për reformat që Kosovës i duhen, pas raportit të fundit të Komisionit Evropian.

Po ashtu, ai foli për rëndësinë për zbatimin e shpejt të planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime për Ballkanin Perëndimor.

“Me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe dialog sot, duke diskutuar reformat që Kosovës i nevojiten që të fokusohet në linjë me raportin e fundit të Komisionit Evropian. Nënvizova rëndësinë për zbatimin e shpejt të planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Varhelyi./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...