Vargjet e fundit nga Kujdestari për Arlind Gashin

PUBLIKUAR

Kujdestari i Arlind Gashit, Fidan Tmava, shkruan vargjet e fundit për Arlind Gashit 12 vjeç, nga fshati Rufc i Vjetër, komuna e Lipjanit, i cili dyshohej se ishte zhdukur në lumin Sitnica.Ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së e gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit, rreth 50 metra larg vendit ku dyshohej se ka rënë ai.

“Të flasesh per Arlindin eshte shume veshtir, sepse ai ka qenë një nxënës i sjellshëm, i urte dhe i ndegjueshem. Vetë fakti se nga 1 shtatori deri në diten kritike 6 shkurt kur edhe ndodhi rasti ai ka bë vetem 6 mungesa te arsyeshme kjo tregon për vijueshmërin e tij qe ka pas në procesin msimorë. Arlindi do te me mungoj e gjithmon do ta vrej mungesen e tij brenda dhe jasht klases, eshte ai I cili sdo te bredhë rrugeve I lumtur, eshte Arlindi ai I cili nuk pati mundesi ti njoh mir Arsimtaret qe kishte pak muaj qe I kishte takuar, eshte Arlindi ai I cili skishte mundesi ta njoh boten me mir por mundesija e tij ishte qe ai ta humb shoqerin qe kishte njohur me shum se 6 vite. Humbi plot 14 dite, shpresat filluan te shuheshin qe ai te gjendej I gjall, filluan te shuhej mendimi qe mrekullit “EGZISTOJN”, por pas 14 diteve fatkeqesisht iu gjend trupi I tij ishte e tmerrshme por me e leht se zhdukja. Publikisht i falenderoj Pjestaret e Fsk,policin e Kosoves, bashkfshataret e Rufcit dhe te gjithe ata qe dhanë kontribut per gjetjen e Arlindit. Engjell ishe engjell mbete Pusho i qete te qofte i lehte dheu.”

 

LipjaniNEWS/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...