Varane refuzon ta diskutojë të ardhmen e tij në Real Madrid

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphale Varane, ka refuzuar ta diskutojë të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll, me gjithë thashethemet se mund të largohet nga klubi këtë verë.

Raportohet se Varane është duke e mendua largimin nga klubi, pasi është në kërkim të një sfide të re duke qenë se i ka fituar katër tituj në Ligën e Kampionëve dhe dy në La Liga që prej se iu bashkuar Madridit më 2011, transmeton Gazeta Express.

25-vjeçari, megjithatë, nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”, edhe pse u pyet nga gazetarët të shtunën.

“Nuk dua të flas për të ardhmen tim”, tha Varane, i cili është duke u përgatitur me Francën për ndeshjet kualifikuese për EURO 2020.

“Nuk jam unë ai që duhet ta diskutoj publikisht të ardhmen time”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...