Varane: Real Madridi preferon të fitojë jo të luajë bukur

PUBLIKUAR

Fitorja minimale ndaj Leganes të enjten mbrëma ishte e mjaftueshme për ta kënaqur Raphael Varanin, i cili refuzoi ta pranonte faktin se Real Madridi nuk tregoi asgjë të veçantë gjatë shumicës së kohës në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Varane, i cili ishte kapiten i Real Madridit për herë të parë në këtë ndeshje, theksoi se Reali mund të mendojë vetëm për rezultatin final për shkak të formës së dobët këtë sezon, transmeton Express.

“Luajtëm më keq se në ndeshjen e kaluar, por fituam. Ndeshjen e fundit ku luajtëm mirë, por e humbëm, prandaj preferoj të luaj keq dhe të fitoj”, ka thënë Varane për gazetarë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...