Varane: “Mund të ketë diçka të vërtetë në ato që tha Zidane, ndoshta kemi nevojë për ndryshime”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Varane thotë se ndoshta Zidane ka pasur të drejtë, “Reali ka nevojë për ndryshime”

“Nuk do të jem më trajner i Real Madrid, ky është momenti i duhur për të lënë skuadrën e cila ka nevojë për një ndryshim që të vijojë të fitojë. E di që ky është një vendim që tifozët nuk do e kuptojnë por mendoj se kjo është më e mira”, tha Zinedine Zidane në lamtumirën e tij të papritur, që shtangu gjithë botën.

Në fillim nuk e kuptuan edhe lojtarët, që mbetën të habitur me vendimin e njeriut që shkroi histori duke fituar tre herë me radhë Ligën e Kampionëve dhe vazhdojnë të jenë të habitur edhe sot.

Por, duke menduar më shumë, Raphael Varane është rikthyer të flasë dhe sipas tij, “mund të ketë diçka të vërtetë në ato që tha Zidane”.

“Është e vërtetë se një ndryshim i vogël mund të jetë pozitiv për të gjithë. Do të shohim më vonë nëse Zidane kishte të drejtë, sezoni ynë në Ligë mund ta tregojë këtë. Ndoshta do të kemi nevojë për të gjatë sezonit, por do të shohim”, tha Varane.

“Ai i sheh gjërat dhe nëse e ka thënë këtë, duhet të ketë diçka të vërtetë këtu”.

“Ne mësuam për largimin vetëm pak para konferencës ku na u dërguan mesazhe të gjithë lojtarëve dhe natyrisht ishim të habitur, të shokuar, ishte moment shumë zhgënjyes, pak surprizë. Ajo çfarë ai bëri në Madrid, është thjesht e mrekullueshme”, shtoi Varane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...