Varane është i gatshëm për ndeshjen e parë të Francës në Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Duke folur në konferencën e tij për shtyp këtë pasdite, Didier Deschamps, ka bërë të ditur se Raphael Varane do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë në Kupën e Botës.

Franca e zhvillon ndeshjen e parë nesër mbrëma, kundër Australisë – shkruan Gazeta Express.

Varane ishte në dyshim për këtë ndeshje shkaku i lëndimit që mori muajin e kaluar, në ndeshjen e Manchester Unitedit kundër Chelseat.

Megjithatë, zëvendës-kapiteni i “Les Blues” u ftua për pjesëmarrje në Kupën e Botës dhe tani është i gatshëm për të ndihmuar ekipin e tij.

Varane ishte stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës gjatë javës së kaluar dhe po ndiqte një program të personalizuar, siç ishte ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Karim Benzema, i cili të shtunën u largua përfundimisht nga grumbullimi.

Deschamps ka treguar gjithashtu se megjithëse Eduardo Camavinga humbi seancën stërvitore të djeshme, gjendja e tij fizike nuk është shkak për shqetësim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...