VAR-i do të përdoret këtë sezon në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

UEFA pritet të lajmërojë më 3 dhjetor se Video Assistant Referee (VAR) do të përdoret nga ndeshjet pas fazës së grupeve të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Tani nga të gjitha garat e mëdha evropiane, vetëm Premierliga mbetet pa këtë teknologji.

VAR-i fillimisht nuk do të përdorej deri në sezonin e ardhshëm, por Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dëshiron ta fillojë përdorimin e kësaj teknologji që nga ndeshjet e shkurtit të këtij sezoni, raporton The Times, transmeton Gazeta Express.

Mungesa e VAR-it në Ligën e Kampionëve u vërejt më së shumti pas penalltisë së akorduar në ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Shakhtar Donetskit, kur gjyqtari e dha një penallti për anglezët pasi që Raheem Sterling u pengua në barin e fushës dhe u rrëzua.

VAR-i do të përdoret nga 1/8 e finales së këtij sezoni, ndërsa në Evropa Ligë nga sezoni i ardhshëm. Për këtë gjë do të merret vendimi më 3 dhjetor, kur mbahet takimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Dublin.

Edhe klubet e Premierligës janë pajtuar, pas një takimi, që ta përdorin Video Assistant Referee në këtë garë duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Klubet ende nuk janë pajtuar për detajet e kësaj marrëveshje, mirëpo është bërë e ditur se kjo teknologji do të përdoret nga sezoni i ardhshëm. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...