Vanessa Bryant hedh në gjyq kompaninë e helikopterit ku humbën jetën bashkëshorti i saj, Kobe dhe vajza Gianna

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Më 26 janar të këtij viti, legjenda e NBA, Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna bashkë me shtatë persona të tjerë humbën jetën tragjikisht në një aksident me helikopter.

Në bazë të raportimeve, helikopteri i tyre qëndroi për disa minuta në mjegull, duke u rrëzuar më pas në Los Angeles.

Vdekja e papritur e Kobe dhe vajzës së tij tronditi mbarë botën, teksa bashkëshortja e Kobe, Vanessa Bryant ka vendosur të merret me çështjen.

Vanessa Bryant (Foto: YouTube)

E njëjta bëhet e ditur se ka hedhur në gjyq kompaninë e helikopterit ku fluturonte Kobe dhe e bija e tij.

Në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, ajo ka dërguar një padi prej 72 faqesh, ku akuzon kompaninë “Islan Express” për neglizhencë.

Vanessa pretendon të marrë një dëmshpërblim prej kompanisë dhe kjo e fundit të ndëshkohet ekonomikisht.

Ajo është shprehur se piloti po i jepte helikopterit me shpejtësi 180km/h në kushte të pafavorshme të motit dhe ka akuzuar kompaninë se nuk duhet ta kishte lejuar ngritjen e helikopterit.

Kobe Bryant dhe Vanessa Bryant (Foto: Getty Images/Guliver)

Kjo padi është regjistruar vetëm pak orë para se njerëzit të mblidheshin për të mbajtur homazhe në “Staples Center” në Los Angeles.

Ndërkohë, gruaja e tij, Vanessa, miqtë e ngushtë Michael Jordan dhe Jimmy Kimmel prekën të gjithë me fjalimet emocionale të tyre.

Gjithçka çfarë ndodhi në ceremoninë përkujtimore të Kobe dhe vajzës së tij, Gianna - nga fjalimi emocional i Vanessa Bryant e deri te interpretimi emocional i Alicia Keys

Në ceremoninë përkujtimore të Kobe dhe Gianna nuk duhet humbuar as performancat e Beyonce, Alicia Keys dhe Christina Aguilera. /Telegraf

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...