Van Persie nxehet me skuadrën turke

PUBLIKUAR

Robin Van Persie ka folur rreth situatës së tij te skuadra turke, Fenerbahçe.

Sulmuesi holandez nuk është i kënaqur me trajnerin, Vitor Pereira, i cili po e zëvendëson në çdo takim dhe kjo nuk po i pëlqen Van Persiet.

“Fenerbahçe ka paguar shumë para për mua dhe unë dua që ta shpërblej ekipin”, ka thënë Van Persie për gazetën sportive Fanatik, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se në këtë formë nuk po mund të kontribuoj më tepër skuadrën dhe kjo situatë duhet të zgjidhet më shpejt.

“Por, unë nuk mund të kontribuoj shumë pasi që po më zëvendësojnë në çdo takim. Nuk mund të jem efikas. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë”, tha ndër të tjerash holandezi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...