Van Gaal: Solskjaer e parkon autobusin mu para hundëve të De Geas

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Louis van Gaal i ka kritikuar përsëri taktikat e trajnerit të Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, duke thënë se norvegjezi e parkon autobusin mu para hundëve të portierit David de Gea.

Unitedi e emëroi Solskjaerin trajner permanent muajin e kaluar, i cili nënshkroi kontratë trevjeçare, pas një fillimi tejet mbresëlënës në Old Trafford, megjithatë, që prej atëherë “Djajtë e kuq” kanë pësuar rënie të dukshme, transmeton Gazeta Express.

Unitedi – i gjashti në Premierligë me dy pikë larg vendit të katërt – i ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Gjiganti anglez u eliminua nga Liga e Kampionëve në mesjavë pasi u mposht nga Barcelona në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4:0.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Van Gaal, i cili edhe në fillim e vuri në pikëpyetje qasjen e Solskjaerit pasi norvegjezi e zëvendësoi Jose Mourinhos e shkarkuar në dhjetor, këmbëngul se i preferuari i klubit ka taktika defensive.

“E kuptoj se Ole ka pasur ndikim në fillim, sepse Unitedi ishte i nënti në renditje kur ai e mori drejtimin e skuadrës dhe ekipi ishte asgjë. Unitedi po luante anti-futboll, siç e quaj unë, por mos mendoni se Ole frikësohet ta parkojë autobusin – ai është më defensiv seç mendoni ju”, tha Van Gaal.

“Jam duke e përcjell ekipin, sepse unë ende e përcjell Unitedin dhe Ole e parkoi autobusin kundër Arsenalit. E bëri kundër Tottenhamit në ligë. E bëri kundër PSG-së dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve”, theksoi ai.

“Ai luan kështu kundër secilit ekip të madh. Ai e vë theksin më shumë në futboll mbrojtës se në futboll sulmues apo dominues. Unë e quaj parkim të autobusit këtë, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...